SPORT, 3 Shkurt 2022, 15:11

Paga stratosferike për stafin, reagon FSHF

Paga stratosferike për stafin, reagon FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në lidhje me publikimin në media për rritjen e pagave të drejtuesve të FSHF-së, në shifra stratosferike.

Në reagimin e saj FSHF thekson se nuk ka asnjë rritje page.

“Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet zyrës së saj të financës konfirmon për publikun e gjerë se tabela e pagave nuk ka pësuar asnjë ndryshim në këtë periudhë dhe jo më, të trefishohet. I bëjmë thirrje opinionit publik që të mos ndikohet nga dezinformomi i vazhdueshëm dhe i përditshëm i mediave të kapura nga kryetari i Bashkisë së Tiranës”, thekson FSHF.