SPORT, 22 Prill 2023, 22:38

Torino mund Lazion në kryeqytet, ndeshja e radhës është ndaj Interit

Torino mund Lazion në kryeqytet, ndeshja e radhës është ndaj

Lazio është mundur me shifrat 0-1 nga Torino, në ndeshjen e luajtur në “Olimpico”. Goli i vetëm i sfidës mban firmën e Oliç, në minutën e 43-të. Elseid Hysaj ishte titullar në këtë takim, duke bërë një paraqitje të mirë.

Me këtë rezultat, ekipi i Sarrit renditet në vendin e dytë me 61 pikë. Ndeshja e radhës është ndaj Interit, në transfertë. Torino është e qetë në mesin e tabelës, pasi ka siguruar mbijetesën. Serie A do të luajë nesër ndeshje tejet interesante, për llogari të javës së 31-të.