SPORT, 22 Prill 2023, 19:13

Lajm i shumëpritur për Interin/ Ndryshon vendimi për Lukakun, sulmuesi belg luan ndaj Juventusit

Lajm i shumëpritur për Interin/ Ndryshon vendimi për Lukakun,

Lajm i shumëpritur për Interin. Mësohet se Romelu Lukaku do të mund të kontribuojë për zikaltërit në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Italisë ndaj Juventusit.

Gjykata e Apelit Sportiv konfirmoi dje pezullimin e lojtarit, por sot ka patur të reja të tjera të rëndësishme. Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina mori në dorë situatën dhe vendosi që të falë belgun.

Natyrisht, një vendim i tillë vjen pas ankesave të Interit, ku klubi dje shkruante në rrjetet sociale: Viktima i vetmi fajtor. Kujtojmë se Romelu Lukaku u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në fundin e sfidës ndaj bardhezinjve, pasi festoi në mënyrë të veçantë pas ofendimeve me bazë raciste të tifozëve të “Zonjës së Vjetër”.