TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tjetër problem i Çelsit këtë sezon ka qenë edhe porta, me Kepa Arrizabalagën që nuk ka bindur me performancat e tij, ndërsa Mendi ka humbur vendin e titullarit. Kështu “Blutë” kanë nisur nga puna për të gjetur pasuesin e tyre.
I pari në listë është gardiani zviceran i Borusias së Dortmundit, Gregor Kobel.
Siç raporton “Blid”, klubi anglez po bën gati një ofertë për të bindur Dortmundit që ta lërë të lirë 25-vjeçarin.
Nga ana tjetër nuk ka ende ndonjë reagim të Dortmundit, por duket se klubi verdhezi do të jetë e gatshme të dëgjojë ofertën e Çelsit.