SPORT, 22 Prill 2023, 18:08

Krizë te Bayern, kampionët munden nga Mainz dhe rrezikojnë kreun

Krizë te Bayern, kampionët munden nga Mainz dhe rrezikojnë kreun

Bayern duket se është goditur nga një krizë. Pas eliminimit nga Champions, ata janë mposhtur 3-1 në transfertë nga Mainz në javën e 29 të Bundesligës. Kjo humbje mund ta zbresë në vendin e dytë skuadrën e Tuchel nëse Dortmund fiton ndaj Frankfurtit.

Sa i përket golave pjesa e parë u mbyll në avantazh me golin e Mane 29′, ndërsa në të dytën Mainz përmbysi gjithcka me golat e Ajorque 65′, Barreiro 73′, Martin 79′.

Ndërkohë, në ndeshjen e radhës Bayern pret Hertha Berlin.