TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Momente paniku ka përjetuar ekipi i basketbollit të Francës në Salon, pasi drejtuesi i tyre, Michael Gelambal, pësoi një goditje në tru gjatë stërvitjes. Pavarësisht episodit të frikshëm, në fund gjithçka shkoi mirë dhe ai është jashtë rrezikut për jetën.
Siç raportojnë mediat franceze, Zelambal, i cili në të kaluarën ishte edhe lojtar ndërkombëtar me kombëtaren franceze, shfaqi simptoma alarmante në stërvitje dhe u dërgua menjëherë në spital, ku u konstatua se kishte pësuar një goditje e lehtë.
“Gjatë seancës stërvitore të mëngjesit të së hënës ndjeva simptoma të tilla saqë u dërgova me urgjencë në urgjencën në spitalin Salon. Pastaj më zbuluan një goditje në tru. Fatmirësisht e kuptuam me kohë, u shtrova menjëherë në spital dhe iu nënshtrova analizave shtesë në reanimacion dhe më pas në neurologji”, tha lojtari.
Mes të tjerash ai shtoi se; “Sot jam i lumtur të njoftoj se jam kthyer në shtëpi. Megjithatë, do të më duhet të pushoj për disa javë përpara se të rifilloj një aktivitet profesional dhe, për fat të keq, nuk do të mund të rikthehem për në fund të sezonit. Shpresoj që gjendja ime të përmirësohet me kalimin e kohës dhe të më lejohet të kthehem në fushë”.