SPORT, 21 Prill 2023, 16:37

Skualifikimi i Romelu Lukakut, reagon Interi: Viktima bëhet fajtori

Skualifikimi i Romelu Lukakut, reagon Interi: Viktima bëhet fajtori

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të konfirmuar skualifikimin e Romelu Lukakut, Interi ka shprehur afërsinë e tij me qendërsulmuesin belg me anë të një deklarate.

“Gjykata Kombëtare e Apelit FIGC konfirmoi sot skualifikimin e Romelu Lukakut, i cili për këtë arsye nuk do të mund të marrë pjesë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë të mërkurën e ardhshëm.

FC Internazinale Milano ndjen se duhet të rinovojë afërsinë dhe mbështetjen për lojtarin dhe shpreh keqardhje të madhe duke pranuar se viktima është bërë fajtori i vetëm”, thuhet në deklaratën e klubit zikaltër.