SPORT, 22 Prill 2023, 20:35

Tirana mund Vllazninë në Shkodër dhe hedh një hap të madh drejt titullit, Teuta fiton ndaj Erzenit në derbin e Durrësit

Tirana mund Vllazninë në Shkodër dhe hedh një hap të
Ndeshja Vllaznia-Tirana

Tirana mposht për herë të parë këtë sezon Vllazninë dhe hedh një hap të madh drejt titullit kampion. 

Bardheblutë fitojnë 1-0 në “Loro Boriçi” klasiken e futbollit shqiptar dhe ngjiten në kuotën e 56 pikëve në tabelën e klasifikimit.

Vendos një gol i Abazajt në fund të pjesës së parë. Shkodranët nuk arrijnë të përfitojnë nga ndalesa e Egnatias dhe humbasin një mundësi të mirë për të marrë vendin e tretë në renditje. 

Bardheblutë çojnë momentalisht në 8 pikë diferencën me rivalët e Partizanit, që do të luajnë nesër ndeshjen respektive të javës së 30-të të kampionatit.

Teuta është rikthyer te suksesi në Superiore pas disa javësh jo të mira duke mundur Erzenin në derbin e Durrësit me shifrat 2-0. 

Lorenco Vila dhe Sherif Kallaku ishin ata që i dhanë tre pikët skuadrës së Martinit.

Me këtë fitore, “djemtë e detit” ngjiten në vendin e gjashtë duke zbritur Erzenin një vend më poshtë, por me pikë të barabarta.