SPORT, 4 Shkurt 2022, 15:05

Nisin Lojërat Olimpike Dimërore në Kinë, valëvitet edhe flamuri shqiptar

Nisin Lojërat Olimpike Dimërore në Kinë, valëvitet edhe

Në Kinë ka nisur sot Olimpiada dimëror e “Pekin 2022”, një event ku merr pjesë edhe Shqipëria me skiatorin Denni Xhepa. 19-vjeçari shqiptar ka qenë i pranishëm sot në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës, duke mbajtur flamurin kuqezi.

Shqipëria ka parakaluar e 40-ta gjatë ceremonisë së hapjes së Olimpiadës (parakalimi bëhet sipsa alfabetit kinez), ndërkohë që të pranishëm në stadium kanë qenë edhe dy drejtuesit e KOKSH, presidenti Fidel Ylli e sekretari Gerti Shima si dhe anëtarë të tjerë të stafit.