TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tirana ka arritur një tjetër fitore, duke mundur brenda në “Selman Stërmasi” Egnatian me rezultatin 1-0, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Ishte goli i Patrik në minutën e 52’, i cili vendosi fatet e këtij takimi. Tirana merr kreun e Superiores me 21 pikë, ndërsa Egnatian vazhdon në vendin e 5-ë me 15 pikë.
Laçi ka arritur të mposhtë Partizanin minimalisht 1-0 në shtëpi. Kurbinasve u ka mjaftuar goli i Serxho Ujkës, i cili ka shënuar me një goditje dënimi falë një super asisti të Mentor Mazrekajt. Kurbinasit kanë marrë fitoren e tretë radhazi, teksa aktualisht me këtë sukses, ngjiten në vendin e 6 m,e 14 pikë. Ndërsa të kuqtë e kryeqytetit me këtë humbje e shohin veten të zbritur nga kreu i renditjes me 19 pikë
Vllaznia mposht për të dytën herë këtë sezon Kukësin, kësaj here 0-1 në fushën e këtij të fundit. Mjaftoi një gol i Esin Hakaj (43'), por me shumë vlerë për ekipin shkodran, që ngjitet në vendin e tretë, vetëm tri pikë larg kreut. Ndërsa për Kukësin ishte humbja e tretë radhazi dhe tashmë bie në vend të parafundit.
