TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Duket se Mançester Junajtid vazhdon të jetë në ndjekje të një sulmuesi për të zëvendësuar Kristiano Ronaldon, i cili pritet të largohet në janar.
Erik Ten Hag ka në mendjen e tij shumë emra dhe i fundit për të cilin bëhet fjalë është ai i Erik Makism Çupo-Moting.
Kamerunasi i cili quhej dështim disa vite më parë, po shkëlqen së fundmi me Bajernin e Mynihut, duke shënuar në 6 ndeshje radhazi.
Sipas francezes, “Media Foot”, tekniku holandez e admiron Çupo-Motingun dhe i ka kërkuar drejtuesve që ta transferojnë me patjetër verën e ardhshme, teksa Bajerni nga ana tjetër kërkon që ta bind me një tjetër kontratë.