SPORT, 2 Nëntor 2022, 15:11

Nuk ka fitues në “Niko Dovana”, Erzeni dhe Kastrioti ndajnë pikët

Nuk ka fitues në “Niko Dovana”, Erzeni dhe Kastrioti

Dueli mes Erzenit dhe Kastritoit i luajtur në “Niko Dovana”, e vlefshme për javën e 11-të të “Abissnet Superiore”, u mbyll në barazimin 1-1.

Sfida nisi mjaft mirë për krutanët, të cilët gjetën rrjetën që në minutën e 7-të me Grecën. Më pas ishin shijakasit të cilët tentuan të gjenin golin dhe këtë e bën vetëm në pjesën e dytë me Nonaton (56').

Të dyja skuadrat provuan sërish për të gjetur avantazhin, por pa fat, me rezultatin që ngeli i pandryshuar deri në fund të sfidës.

Kështu Erzeni vazhdon të qëndrojë në vendin e 3-të me 17 pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e 6-ë me 14 pikë.

Edhe Bylisi me Teutën kanë ndarë pikët së bashku, në një barazim me rrjeta të paprekura 0-0 në stadiumin “Adush Muça”. 

Durrsakët nga minuta e 84′ ishin në inferioritet numerik, pasi qendërmbrojtësi Jazxhi mori kartonin e dytë të verdhë. Me këtë ndalesë, Bylisi ngjitet përkohësisht në vendin e shtatë me 12 pikë, ndërsa Teuta mbetet e fundit me tetë pikë.