TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Champions League ka dhënë sonte verdiktet përfundimtare. Të gjitha enigmat janë zgjidhur dhe tashmë skuadrat do të presin shortin e 1/16-ave.
Në grupin E, fitorja 4-0 e Milanit ndaj Salzburg bën që kuqezinjtë të shkojnë në fazën tjetër si vend i dytë. Kampionët e Italisë zhvilluan një ndeshje fantastike, duke mos diskutuar aspak fitoren. Golat u realizuan nga Zhiru (2), Mesias dhe Krunic. Kryesuesit e Çelsit triumfuan 2-1 me Dinamon e Zagrebit. Petrovic shënoi për miqtë ndërsa Sterling dhe Zakaria përmbysën llogaritë.
Në Grupin H, PSG vuajti jo pak ndaj Juventusit në Torino (ekipi i Allegrit do të luajë në Europa League), teksa sfida përfundoi 1-2. Benfika mundi Makabin 1-6, me portugezët që vazhdojnë ëndrrën Champions League pasi renditen pas parisienëve.
Në Grupin G nuk kishte asgjë për të diskutuar pasi gjithçka ishte vulosur që më para. Pavarësisht kësaj, Manchester City i Pep Guardiolës shtoi akoma më shumë numrin e pikëve (pozicioni i parë), pas përmbysjes 3-1 ndaj Sevillias. Dortmundi ishte prerë biletën një javë më parë dhe sonte barazoi 1-1 në Copenhagen.
