TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Carlo Ancelotti foli në konferencën për shtyp në fund të ndeshjes së humbur nga “Los Blancos” ndaj Villarealit me rezultatin 2-3.
“Ishte një ndeshje e vëshitrë, ishte e vështirë për të rikuperuar topin, ata e menaxhuan mirë. Ne patëm raste dhe arritëm, të bënim rezultatin në favorin tonë, 2-1. Mund të kishim ngadalësuar lojën më pas, por kjo nuk ndodhi.
E vërteta është se e kemi pasur të vështirë të jemi 100% të otivuar, është krejt normale. Mendja vetëm te Champions League? Po, por nëse nuk je 100% duhet të jesh më i mirë në fushë. Ne nuk ishim të organizuar, ndërsa ata e qarkulluan mirë topin dhe ne e kishim të vështirë të rikuperonim. Nuk i shfrytëzuam rastet për të dërguar rezultatin në 3-1, si ndë ndeshjet e fundit.
E mërkura do të jetë një histori tjetër”, ishin fjalët e trajnerit të Real Madrid.