SPORT, 8 Prill 2023, 19:30

FOTO/ Tension mes trajnerëve italianë në Premier League, arbitri i nxjerr me karton të kuq

Ndeshja mes Tottenham dhe Brighton në Londër i kaloi kufijtë e futbollit. Shpeshherë trajnerët e të dy skuadrave shiheshin mjaft të irrituar me njëri tjetrin, me teknikun e Spurs Cristian Stellini dhe homologun e tij, Roberto De Zerbi, që nuk lanë pa treguar se janë italianë.

Situata acarohej nga momenti në moment dhe arbitri Attwell S. i nxori me karton të kuq të dy teknikët në minutën e 59-të, pasi u përfshinë në një sherr të lojtarëve.

Ishte Stellini ai që u përpoq që të komunikonte me de Zerbin, por ky i fundit e injoroi duke nxituar menjëherë për në dhomat e zhveshjes. Sa i takon ndeshjes, Tottenham triumfoi 2-1.

FOTO/ Tension mes trajnerëve italianë në Premier League, arbitri

FOTO/ Tension mes trajnerëve italianë në Premier League, arbitri