SPORT, 8 Prill 2023, 21:08

Klubi kërkon 5 milionë euro, dy skuadra të Serisë A dhe një nga La Liga hedhin “grepat” për sulmuesin shqiptar

Klubi kërkon 5 milionë euro, dy skuadra të Serisë A dhe

Ish-sulmuesi i Ballkanit, Ermal Krasniqi, po kalon një moment fantastik, pas transferimit te Kluzh në elitën e futbollit rumun, teksa ka arritur të shënojë 5 gola në kampionat, duke u shndërruar në një futbollist të rëndësishëm te Kluzh.

Së fundmi nga Rumania bëhet me dije se Krasniqi ka ngjallur interes në ligat më të forta europiane dhe një transferim i tij në verë nuk do të ishte aspak një befasi.

“Prosport.ro“ zbulon edhe emrat e klubeve që kanë kërkuar transferimin e lojtarit nga Kosova. Bëhet fjalë për Torinon dhe Fiorentinën në Serinë A dhe për Majorkën në La Liga. Kluzh kërkon 5 milionë euro për të hequr dorë nga kartoni i Krasniqit. Gjasat janë të mëdha që me këto ritme, karriera e Krasniqit të jetë e suksesshme.