SPORT, 9 Prill 2023, 09:44

De Bruyne arrin rekordin “e ëmbël”, “arkitekti” belg arrin në kuotën e 100 asistimeve në Premier League

De Bruyne arrin rekordin “e ëmbël”,

Përveç fitores spektakolare me rezultatin 1 me 4, ndaj Southampton, fitore që i mban në garën për titullin kampion të Premier League, për njëri nga lojtarët e “qytetarëve” pati dhe një tjetër moment lumturie.

Bëhet fjalë për “arkitektin” e mesfushës së Manchester City, Kevin De Bruyne, i cili me pasimin për Erling Haaland, ditën e sotme, blegu ka arritur në kuotën e 100 asistimeve në Premier League, teksa është kthyer në lojtarin e 5-të në historin e kampionatit më elitar në Angli, që e bën diçka të tillë.

De Bruyne renditet pas Frank Lampard, Wayne Rooney, Cesc Fabregas e Ryan Giggs, mirëpo ndryshe nga legjendat e mësipërme, “bisha” belge e arriti këtë rekord personal në 237 ndeshje, më pak se gjithë të lart përmendurit.