SPORT, 15 Tetor 2024, 19:52

Tekniku i Çekisë: Na presin ndeshje delikate, ndaj Shqipërisë dhe Gjeorgjisë për të ruajtur ecurinë pozitive

Tekniku i Çekisë: Na presin ndeshje delikate, ndaj

Dy ndeshjet e radhës të Çekisë në Nations League janë ato ndaj Shqipërisë dhe Gjeorgjisë.

Tekniku i çekëve, Ivan Hasek, në një intervistë të dhënë, theksoi faktin se këto takime do jenë mjaft delikate.

“Do të kemi ndeshje të vështira në fushën e Shqipërisë dhe në shtëpi me Gjeorgjinë në muajin Nëntor. Është gjithmonë e vështirë të ruash vijueshmërinë e rezultateve pozitivë. Deri atë ditë, futbollistët do të këtë ndeshje me klubet e tyre, kështu që mund të kemi sërish ndryshime në ekip bazuar në gjendjen e fizike që do të kenë. Shpresojmë të kemi sa më shumë lojtarë në dispozicion” – tha ai.