SPORT, 15 Tetor 2024, 18:04

“Xhelozia, sëmundje e madhe”, Daku dhe Seferi thumbojnë kritikët pas fitores me Gjeorgjinë

“Xhelozia, sëmundje e madhe”, Daku dhe Seferi thumbojnë

Shqipëria fitoi 0 me 1 në transfertën e Gjeorgjisë për të rikthyer dhe një herë atmosferën festive në skuadër. Sa shumë pati ndikim te ekipi kjo fitore e tregojnë Seferi dhe Daku në postimin e këtij të fundit. “Xhelozë, çfarë po bëni”, pyet fillimisht Seferi me të qeshur. Është Daku që thumbon më pas duke iu përgjigjur: “Xhelozia sëmundje e madhe”.

Mesazhe këto mesa duket për kritikët, që ishin të shumtë pas dy humbjeve radhazi. Tashmë situata ka ndryshuar disi dhe është në favor të kuqezinjve.

Kujtojmë se të dy lojtarët e nisën ndeshjen nga stoli. Silvinjo preferoi t’i jepte minuta gjatë pjesës së dytë.

“Xhelozia, sëmundje e madhe”, Daku dhe Seferi thumbojnë


 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by Mirlind Daku (@mirlind19daku)