TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Himni i Shqipërisë është ekzekutuar në Tbilisi ku kombëtarja po përballet me Gjeorgjinë. Priteshin vërshëllima të shumta, të paralajmëruara nga tifozët gjeorgjianë, por gjithçka ka rezultuar në miks.
Kështu vërshëllimat nuk kanë munguar, ndërsa në një moment dëgjohen dhe duartrokitje. Kujtojmë se gjithçka lidhet me stadiumin “Air Albania”, aty ku një pjesë e tifozëve shqiptarë vërshëllyen himnin e Gjeorgjisë.
Një përballje e fortë pritet. Tri pikë më tepër ka Gjeorgjia kur janë luajtur tri ndeshje në grupin 1 të Ligës B.
Momenti i ekzekutimit të himnit shqiptar: (VIDEO)