TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Duhej ndeshja e 17-të mes tyre në histori që Shqipëria të mposhtte Gjeorgjinë në shtëpinë e këtyre të fundit (0-1).
Ndodhi më 14 tetor 2024 dhe festa e kuqezinjve ishte legjitime, kjo edhe për faktin se ekipi rikthehej në fushë pas një humbjeje me lojë zhgënjyese në Çeki.
Veç festës në fushë dhe përshëndetjes me tifozët, Kombëtarja nuk ka kursyer harenë as në dhomat e zhveshjes.
Në foton e festës duket qartë gëzimi dhe brohorimat e lojtarëve, ndërsa as tavani nuk ka shpëtuar pa u dëmtuar (disi).
