SPORT, 24 Shtator 2023, 19:08

Suksesi i vuajtur ndaj Empolit, Inzaghi: Jam i lumtur, kemi nevojë për të gjithë lojtarët

Suksesi i vuajtur ndaj Empolit, Inzaghi: Jam i lumtur, kemi nevojë për

Interi triumfoi 0-1 në “Castellani” ndaj Empolit. Pas ndeshjes së Serie A, trajneri i zikaltërve, Inzaghi doli në konferencë për shtyp.

“Jam i lumtur me fitoren. Rekordet janë të mira, por jam më i fokusuar në atë që duhet të bëjmë në nivel ekipi. Për atë që bëmë sot, rezultati nuk duhet të ishte vetëm 0-1. Berisha bëri pritje të shkëlqyera, por jam i kënaqur me qasjen që kishim në fushë sepse Empoli me ndryshimin e trajnerit kishte motive të forta”.

"Me të gjitha këto ndeshje ne kemi nevojë për të gjithë. Djemtë duhet të vazhdojnë kështu, duke e ditur se ne duhet të bëjmë rotacion: të luash çdo 48-72 orë me këtë ritëm nuk është e lehtë” – tha ai. 

Trajneri i skuadrës modeste, Andreazzoli në konferencën për shtyp u shfaq i kënaqur për atë që skuadra dha në fushën e lojës, përballë një nga ekipeve më të fortë në kampionati.

“Ne e fituam ndeshjen tonë përballë një ekipi që ka cilësi ekstreme dhe një strukturë fizike që të vë në vështirësi. Ne arritëm të bënim atë që donim të bënim. Më duket se arritëm t’i vëmë në vështirësi edhe në 20 minutat e fundit, u pa një reagim që e prisja dhe që na duhej. Unë u dhashë djemve një duartrokitje të përzemërt” – U shpreh ai.