SPORT, 23 Shtator 2023, 14:30

Milani regjistron 5 fitore radhazi ndaj Veronës, njihuni me stastikat e përballjeve mes tyre

Milani regjistron 5 fitore radhazi ndaj Veronës, njihuni me stastikat e

Milani do të presë në orën 15:00 Veronën në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Seria A. Njihuni me statistikat e përballjeve mes ekipeve:

– Milani ka fituar të pesë ndeshjet e fundit në kampionat kundër Veronës, duke shënuar gjithnjë të paktën dy gola. Kjo është vazhdimësia më e mirë e sukseseve të kuqezinjve kundër veronezëve në Serinë A;

– Ndër skuadrat kundër të cilave Milani nuk ka humbur kurrë në ndeshjet e Serisë A në shtëpi, Verona është ajo kundër së cilës kuqezinjtë kanë luajtur më shumë ndeshje: 31 ndeshje, në të cilat 18 fitore dhe 13 barazime;

– Klubi i fundit nga Veneto i aftë për të fituar në “San Siro” kundër Milanit në Serinë A ishte Viçenca më 28 shtator 1997: 0-1, falë golit të Arturo di Napolit.

– Milani, i cili u mund nga Interi javën e kaluar në Serinë A nuk njeh dy humbje radhazi në Serinë A që nga fillimi i shkurtit 2023. Kuqezinjtë gjithashtu kanë pësuar të paktën një gol në të tria takimet e fundit.

– Ky i këtij sezoni është një nga fillimet më të mira në historinë e Hellas: në epokën e tri pikëve për fitore, në fakt, vetëm në dy raste të tjera Verona kishte mbledhur të paktën shtatë pikë në katër ndeshjet e para të një kampionati të Serisë A: tetë në sezonin 2014-’15 dhe shtatë në sezonin 2020-’21.

– Vetëm Interi (zero) ka pësuar më pak gola se Verona në pjesën e parë të këtij kampionati dhe vetëm Interi dhe Juventusi mund të mburren me një mbrojtje më të mirë në këto katër ndeshjet e para se ajo e venetëve (katër gola të pësuar në katër javët e para).

– Vetëm Lautaro Martinez (12) ka shënuar më shumë gola në Serinë A se Olivie Zhiru dhe Rafael Leao (nëntë secili) në Serinë A nga fillimi i prillit deri më sot.

– Milani fiton mesatarisht 2.2 pikë për ndeshje në Serinë A me Fikajo Tomorin në fushë që kur anglezi bëri debutimin e tij për kuqezinjtë (30 janar 2021, 84 ndeshje), një mesatare e cila ka rënë në 1.1 në 15 ndeshjet në të cilat ai ka munguar. Marko Davide Faraoni ka Milanin si viktimën e tij të preferuar në Serinë A: tre gola të shënuar kundër kuqezinjve, dy prej të cilëve në “San Siro” (një në ndeshjen e fundit në qershor); në veçanti, dy nga tre golat e tij të fundit në garë erdhën kundër “djallit”.