SPORT, 23 Shtator 2023, 23:13

Renditja e Superiores/ Egnatia merr kreun, Skënderbeu dhe Dinamo pikiatë. Ja si ndryshon tabela pas përfundimit të javës së pestë  

Renditja e Superiores/ Egnatia merr kreun, Skënderbeu dhe Dinamo

Dueli mes Vllaznisë dhe Teutës, mbylli siparin e javës së pestë në Kategorinë Superiore. Surprizat në këtë javë ishin të shumta, ku spikasin triumfet e Erzenit dhe Kukësit në transfertë, ndërkohë që kreun e renditjes e ka marrë Egnatia, që kryeson me pikë të barabarta me Tiranën, nga 10-të secila. 

Moment i vështirë për Skënderbeun dhe Dinamon. Korçarët regjistruan humbjen e tretë radhazi, ndërkohë që Dinamo të dytën po radhazi. Në kuotën e 8 pikëve ndodhen edhe Vllaznia, Partizani dhe Erzeni, që i ushtrojnë presion skuadrave të kreut. Për Kukësin fitorja ndaj Skënderbeut në Korçë ishte e para në këtë edicion. Ja si ndryshon tabela e renditjes pas javës së pestë:  

RENDITJA:  

REZULTATET E JAVËS SË PESTË:  

TIRANA-ERZENI 0-1 

DINAMO-PARTIZANI 1-3 

EGNATIA-LAÇI 2-1 

SKËNDERBEU-KUKËSI 0-1 

VLLAZNIA-TEUTA 2-0.

Renditja e Superiores/ Egnatia merr kreun, Skënderbeu dhe Dinamo