SPORT, 23 Shtator 2023, 21:38

Përmbysje e çmendur e Barcelonës, tre gola në 8 minuta i japin fitoren katalanasve përballë Selta Vigos

Përmbysje e çmendur e Barcelonës, tre gola në 8 minuta i

Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme në la Liga duke mundur me përmbysje skuadrën e Selta Vigos në shtëpi.

Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Larsen, teksa goli i dytë i skuadrës së Benitezit erdhi nga Duvikas në minutën e 76’.

Atëherë kur çdo gjë mendohej se kishte mbaruar, ishte Levandovski që shënoi dy herë në minutat 81’ dhe 86’, ndërsa tre minuta më vonë përmbysjen e kompletoi Zhoao Kanselo.

Kështu katalanasit marrin tre pikët e radhës duke u ngjitur në vendin e parë në renditje, por me një ndeshje më shumë se Reali i Madridit.

BARCELONA 3-2 SELTA VIGO

Levandovski 81′, 86′, Zhoao Kanselo 89′ / Larsen 13′, Duvikas 76′.