SPORT, 23 Shtator 2023, 17:46

Bayern luan “tenis”, Dortmund dhe Leipzig me fitore minimale

Bayern luan “tenis”, Dortmund dhe Leipzig me fitore minimale

Bayern Munich ka shkatërruar Bochum me shifrat 7-0. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 4-0, ku Choupo Moting, Kane, De Ligt dhe Sane ishin autorët e golave në 45 minutat e para.

Pjesa e dytë nuk pati surpriza, por vetëm gola për bavarezët. Kane shënoi edhe dy të tjerë, ndërsa festë pati edhe për Tel. Bayern kështu merr vendin e parë me 13 pikë, një më shumë se Stuttgart me 12 pikë.

Dortmund ka marrë një fitore minimale ndaj Wolfsburg me rezultatin përfundimtar 1-0. Autori i golit të vetëm ishte veteran Reus në minutën e 68’. Gjithashtu edhe Leipzig mori një fitore me shifrat 0-1 në transfertë përballë Monchengladbach. Werner ishte autori i golit në minutën e 75’.