TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Debutimi i shkëlqyer i Zomerit tregon edhe një herë tjetër efektin fantastik që merkatoja ka tek Interi. Lëvizja e verës mes shtyllave ishte një tjetër bast i fituar nga drejtuesit, të cilët që nga 2018 kanë arritur gjithmonë të rrisin nivelin teknik dhe cilësinë e skuadrës në dy hapësirat e merkatos.
Nuk është Zomer i vetmi, pasi një vit më parë sërish në portë sillej një si Onana, që përveç të qenit i padiskutueshëm, përfundoi duke qenë edhe një plusvalencë e rëndësishme (+51 milionë euro) për klubin.
Por që nga 2018 kur administratori i deleguar i klubit është Xhuzepe Marota, i ndjekur nga drejtori sportiv Piero Auzilio, Interi ka realizuar një sërë goditjesh në merkato, që kanë pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në rezultatet e klubit në 5 vitet e fundit, për më tepër me një kosto të ulët ekonomike.
Në listën e përpiluar nga “La Gazzetta dello Sport”, janë plot 14 të tillë, nisur nga portierët e deri te Lukaku e Turam. Belgu ishte protagonist i thuajse çdo merkatoje të klubit dhe ka qenë një nga armët më të rëndësishme të titullit të 2021-shit, por ashtu si ai ka qenë edhe Hakimi, një tjetër i larguar, ashtu si Edin Xheko që nuk është më pjesë e Interit.
Por zikaltrit mund t’i gëzohen faktit që një pjesë e madhe e kësaj liste janë nën urdhrat e Inzagit. Yjet e mesfushës, Barela, Çalhanoglu e Mikhitarian, shtuar këtu Fratezin, Dumfrisin e Açerbin janë ndër goditjet më të mira të zikaltërve. Mënjanë nuk mund të lihet as Markus Turam, që në këto javë të para të sezonit ka premisat për t’u bërë një ndër yjet më të shndritshëm të galaksisë zikaltër.
