TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kategoria e Parë luan dy sfidat e saj të fundit të javës së katërt, me katër skuadra pretendente që zbresin në fushë.
Në orën 16:00, Flamurtari do të presë Vorën. Kuqezinjtë kërkojnë që të dalin nga kriza e rezultateve, ndërsa nga ana tjetër, skuadra e Mërgjyshit ka si objektiv fitoren në mënyrë që të vazhdojë me objektivin “Superiore”.
Në orën 19:00, AF Elbasani pret skuadrën e Apolonisë. Skuadra e Nevil Dedes kërkon fitoren e radhës në kampionat. e njëjta gjë vlen të theksohet dhe për fierakët, të cilët e kanë nisur mjaft mirë kampionatin dhe shpresojnë te rikthimi në Superiore.
NDESHJET:
FLAMURTARI – VORA 16:00
AF ELBASANI – APOLONIA 19:00.