SPORT, 16 Prill 2023, 16:08

“Bufon pikë referimi për të gjithë portierët”, Iker Kasijas: Fundi i ciklit të Juves është pozitiv për Serinë A

“Bufon pikë referimi për të gjithë

Legjenda e Realit të Madridit dhe Spanjës, Iker Kasijas, u rrëfye në një intervistë për gazetaren sportive Dileta Leota në televizionin “DAZN”, duke prekur tema të ndryshme.

Ndër këto, edhe mundësia për të luajtur në Itali gjatë karrierës së tij. Një përgjigje në të cilën ishportieri spanjoll përfshiu konsideratën e tij të veçantë për Serinë A dhe Juventusin: “Më pëlqente shumë Seria A kur isha i ri, veçanërisht kur konsiderohej kampionati më i mirë në botë. Të gjithë lojtarët më të mëdhenj luanin atje. E vërteta është që kampionati italian kaloi një periudhë në të cilën fitoi vetëm Juventusi dhe ishte bërë pak i mërzitshëm. Por tani fakti që Napoli, si dhe Interi dhe Milani në vitet e fundit e kanë ndalur dominimin e Juventusit, është diçka pozitive për futbollin italian. A kam menduar ndonjëherë për të luajtur në Serinë A? Të them të vërtetën, po. Megjithatë, me respektin më të madh për të gjitha skuadrat, Reali i Madridit është Reali i Madridit”.

Kasijas tregoi gjithashtu marrëdhënien e tij me legjendën italiane të portës, Bufon: “Është shumë e mirë, kam një marrëdhënie të mirë me Xhixhin. Isha 14-15 vjeç dhe mbaj mend që Xhixhi e kishte bërë tashmë debutimin e tij në moshën 17-18 vjeçare dhe unë kisha atë zilinë mes portierëve. Pastaj karrierat tona kanë qenë shumë të ngjashme. Ne të dy e nisëm shumë të rinj në skuadra të mëdha. Ai po vazhdon të luajë futboll dhe e vërteta është se është një meritë e madhe. Për sa kohë që ai argëtohet dhe është i lumtur, sigurisht që uroj që ai të vazhdojë të luajë, sepse Xhixhi, përveçse një mik i madh, është një pikë referimi për të gjithë portierët”.