SPORT, 8 Prill 2023, 14:30

Statistikat e Fraiburg-Bajern, “luftë” mes kreut dhe historisë

Statistikat e Fraiburg-Bajern, “luftë” mes kreut dhe

Kampionët e Bundesligës kanë pësuar shijen e humbjes vetëm një rast në kuadrin e 39 ndeshjeve të fundit në ligë karshi Fraiburgut, e përkthyer me 30 suksese dhe 8 barazime. Shto faktin se armata nga Mynihu mbart statistikat më të mira në transfertë në sezonin aktual me 24 pikë nga 13 ndeshjet e luajtura.

Nga krahu tjetër, të besuarit e Kristian Shtraish qëndrojnë të pamposhtur në 12 duelet e fundit (8 fitore dhe 4 barazime), rekord në kampionat për ta. Rekordmenët nuk kanë humbur asnjë nga 18 përballjet e fundit ndaj ekipeve të pozicionuara në top-katërshe (11 suksese dhe 7 barazime).

Skuadra e Tuhelit do të përpiqet me të gjitha forcat ta shtyje rekordin e Fraiburgut, i cili koincidon me realizmin e golit të 1000- të nga vendësit. Kuota e tyre ka shkuar në pragun e 999 golave në 774 prezencat në ligë.

Nëse vështrojmë të dhënat e Bajernit në këtë spektër, ato qëndrojnë në piedestal, krahasuar me rivalët. Plotë 4.405 gola në historinë e tyre të finalizuar në kuadrin e Bundesligës.