TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas barazimit 1-1 të fazës së parë (27 gusht), Bolonja dhe Juventusi mund të barazojnë të dyja ndeshjet e një sezoni të Serisë A për herë të parë nga 2011-2012 (dy 1-1 në atë rast).
Juventusi ka mbetur i pamposhtur në 41 nga 42 sfidat kundër Bolonjës në Serisë A (29 fitore dhe 12 barazime). Humbja e fundit ndaj kuqebluve daton në 26 shkurt 2011, falë dopietës së Marko Di Vaios, sot drejtori sportiv i Bolonjës.
Fitorja e fundit e Bolonjës në stadiumin “Dal’Ara” kundër Juventusit në Serinë A ka qenë më 29 nëntor 1998, me Karlo Maconen në stol (3-0). Nga ajo periudhë, 6 barazime dhe 14 fitore bardhezi në shtëpinë e kuqebluve.
Bolonja ka grumbulluar 67 pikë në këtë kampionat, pas 36 ndeshjesh. Në historinë e tyre në Serinë A, vetëm 3 herë kanë mundur të bëjnë më mirë: 69 në 1930-1931; 71 në 1931- 1932 dhe 76 në 1963-1964. Në të tria këto raste kampionati ka qenë me 18 skuadra.
Bolonja do të luajë në formatin e ri të Champions-it për herë të parë në historinë e tyre. Nëse llogarisim edhe atë që quhej Kupa e Kampioneve, kjo do të jetë pjesëmarrja e dytë, pas sezonit 1964-1965. Në këtë rast u eliminuan që në turin e parë nga Anderlehti.
Bolonja dhe Juventusi (67 pikë secila) do të sfidohen në një ndeshje të Serisë A me të njëjtën kuotë pikësh (përjashtuar javën e parë), për herë të dytë në histori: e para javën e katërt të sezoni 1980-1981 (4 pikë për kokë) dhe e dyta në javën e 20-të të sezonit 1935- 1936 (26 pikë për kokë).
Bolonja është skuadra që ka shënuar më shumë gola në minutat shtesë finale (7 realizime), ndërsa Juventusi është i katërti në këtë renditje me 5 (në mes Atalanta dhe Roma me nga 6 gola).