TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Anthoni Xhoshua i është bashkuar Kristiano Ronaldos në meçin e shumëpritur të boksit mes Tyson Furit dhe Oleksandr Usyk, që do të luftojnë për titullin e peshave të rënda në boks në Arabinë Saudite.
Dy herë kampioni i botës, Xhoshua arriti në ‘Kingdom Arena’ të Riadit duke u ulur pranë legjendës së futbollit Ronaldo para asaj që po konsiderohet si një ‘meç historik’.
Furi kampion në kategorinë WBC dhe Usyk i cili mban rripat në IBF, WBO dhe WBA, do të luftojnë për kurorën e kampionit të peshave të rënda në boks për herë të parë që prej se Lennox Lewis e kishte fituar atë në 1999.
Teksa një meç i dytë mes këtyre dy boksierëve pritet të ndodhë më vonë gjatë këtij viti, fokusi i Xhoshuas do të jetë që të ndeshet me fituesin e saj.