TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Torino mposhti Milanin me rezultatin 3-1 në duelin e vlefshëm për javën e parafundit të Serisë A, duke mbajtur gjallë shpresat për të kapur një “biletë” në Ligën e Konferencës.
Skuadra e trajnerit Jurç ishte dominuese në fushë duke i dhënë një “leksion” me 3 gola kuqezinjve të Piolit.
Zapata, Iliç dhe Rodriguez ishin autorët e golave për Torinon, ndërkohë që golin e vetëm për Milanin e shënoi Benaser në minutën e 55-të. Kjo ishte disfata e 7-të në kampionat e kuqezinjve dhe triumfi i 13-të për torinezët që u ngjitën në vendin e 9-të në renditje, me 53 pikë, një më pak se Fiorentina e vendit të tetë. Në javën e fundit, Torino do të ndeshet me Atalantën, ndërkohë që Milani pret Salernitanën.
FT: TORINO-MILAN 3-1
Zapata 26′, Iliç 40′, Rodriguez 46′ / Benaser 55′ (p).