TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.
Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.
Në vendin e parë renditet Albion Ademi pasi shënoi golin që vulosi fitoren e skuadrës së tij në Superligën e Kinës. https://www.sofascore.com/player/albion-ademi/793826
Rei Manaj pozicionohet në vendin e dytë pasi dha asist në golin e tretë. Ai gjithashtu shënoi një tjetër gol me Sivasporin por iu anulua për pozicion jashtë loje.
Treshja plotësohet me Amir Abrashin i cili bëri një performancë të mirë me skuadrën e tij Grasshoper. Enis Çokaj renditet në vendin e 4-të me notën 7.3. Ndërsa në fund renditet Ernest Muçi me notën 7.2.
