TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mançester Siti është i pamposhtur në 16 ndeshje në Premier Ligë kundër Uest Hemit, duke fituar 13 dhe barazuar 3, ndërsa “Hammers” kanë humbur 15 nga 17 vizitat e tyre në “Etihad Stadium”, duke barazuar njërën dhe duke fituar tjetrën.
Siti e mundi Uest Hemin 2-0 në javën e fundit në 2014 për të siguruar titullin e Premier Ligës, me Samir Nasri dhe Vinsent Kompani, të cilët shënuan për skuadrën e Manuel Pelegrinit.
Janë këto statistikat kokë më kokë me të cilat kampionët e Anglisë paraqiten të dielën në “Etihad” në ndeshjen e fundit të sezonit 2023-24, e cila me një fitore u siguron atyre titullin e katërt radhazi kampion në Angli, një rekord historik.
STATISTIKAT- Mançester Siti mund të bëhet skuadra e parë në historinë e ligës angleze që fiton katër tituj radhazi kampion. Premier Liga është vendosur në javën e fundit në nëntë raste të mëparshme dhe Siti ka fituar secilën nga katër të fundit.
“Qytetarët” vijnë në një seri rekord klubi prej 43 ndeshjesh radhazi në shtëpi pa humbje në të gjitha kompeticionet (36 fitore, 7 barazime).
Ata janë gjithashtu skuadra e vetme që ende nuk ka humbur një ndeshje në shtëpi në Premier Ligë këtë sezon, duke fituar 13 dhe duke barazuar pesë. Pep Guardiola ka fituar një titull kampion në 11 nga 14 sezonet e tij.