SPORT, 19 Maj 2024, 09:29

Gjysmëfinalja e dytë e “Final 4”, Egnatia-Vllaznia / Secila skuadër kërkon finalen kundër Partizanit, ja si priten të rreshtohen në takimin e sotëm

Gjysmëfinalja e dytë e “Final 4”, Egnatia-Vllaznia /

Sot në orën 20:00 do të luhet gjysmëfinalja e dytë e fazës “Final 4”, ku Egnatia do të përballet me Vllazninë në “Air Albania”.

Rrogozhinasit e mbyllën gati në mënyrë perfektë kampionatin, duke u renditur në vendin e parë. Pak dit më parë arritën të fitonin edhe Kupën e Shqipërisë, pasi arritën të mundnin Kukësin në finale, duke u shpallur kampion për të dytin vit radhazi.

Ka qenë një javë e lodhshme për ta, por megjithatë trajneri Edlir Tetova pritet të luaj me formacionin më të mirë të mundshëm kundër shkodranëve.

Nga ana tjetër, kuqeblutë e Vllaznisë vijnë sot në “Air Albania” me organikën e plotë dhe të karikuar.

Mos të harrojmë se trajneri Brdariç, vendosi të lejë të gjithë titullarët pushim në përballjen e fundit të kampionatit kundër Skënderbeut, për t’i mbajtur të freskët në këtë gjysmëfinale. Shkodranët kërkojnë finalen, dhe pse jo edhe titullin kampion, që mungon në qytetin verior që nga viti i largët 2001.

Gjysmëfinalja e dytë e “Final 4”, Egnatia-Vllaznia /

Gjysmëfinalja e dytë e “Final 4”, Egnatia-Vllaznia /