TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Moment historik, skuadra shqiptare e Deçiçit të Tuzit, shpallet për herë të parë kampione në elitën e futbollit malazez.
Djemtë e trajnerit Milorad Pekoviç, siguruan titullin kampion në javën e parafundit, teksa mposhtën Sutjeskan në transfertë me rezultatin 0-1, duke hapur një faqe të re në futbollin malazez.
Deçiç triumfoi me rezultatin 0-1 në sfidën e sotme, duke iu falur golit të Bozoviç në minutën e 35-të. Edhe pse skuadra shqiptare, luajti prej minutën e 39-të, me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Leon Ujkat, ata arritën ta menaxhonin mjaft mirë këtë avantazh, duke vulosur në fund këtë sukses historik dhe mëse të merituar.