TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tregu i transferimeve në dalje për Juventusin po kalon një ngërç, me bardhezinjtë që nuk po arrijnë të sistemojnë lojtarët e tepërt. Aston Vila nuk duket i interesuar të aktivizojë opsionin e blerjes për Dagllas Luiz.
Mesfushori brazilian, i blerë më 30 qershor 2024 nga Aston Villa për 50 milionë euro, plus 1.5 milionë euro shpenzime shtesë dhe përfshirjen e kartonëve të Iling-Zhunior dhe Barreneçea, pas një sezoni të vështirë u rikthye verën e kaluar në Birmingham me shpresën për të qëndruar aty gjatë. Por kjo shpresë mund të shuhej brenda pak javësh.
Sipas “Tuttosport”, anglezët nuk duken të prirur ta blejnë përfundimisht mesfushorin sipas marrëveshjes së arritur me Juventusin, e cila parashikon 25 milionë euro plus 3 milionë bonuse.
Braziliani, i cili kishte ardhur në Torino së bashku me ish-partneren Alisha Lehman (edhe ajo një “puzzle” në radhët e Juventus femra dhe më pas e larguar pas një sezoni të dobët te Komo, tani te Leiçester femra), pritet të kthehet në Itali, por nuk bën pjesë në planet e Luçiano Spaletit. Kjo krijon një tjetër problem për Komolin dhe Kielinin, të cilët do të duhet të kërkojnë në treg destinacione të përshtatshme për lojtarin.