SPORT, 21 Mars 2026, 17:56

Sllovakia, trajneri në prag të ndeshjes me Kosovën: S’ka alibi!

Sllovakia, trajneri në prag të ndeshjes me Kosovën: S’ka

Sllovakia do të përballet me Kosovën në Play Off të Botërorit. Trajneri i sllovakëve, Francesco Calzona foli së fundmi për këtë takim.

“Humbja e Rrahmanit është e madhe, por Kosova ka shumë futbollistë cilësorë. Vlera e tyre në treg është më e lartë se e jona. Është një skuadër e rrezikshme.

Nuk dua alibi. Lojtarët që janë këtu e kanë sjellë skuadrën deri në këtë fazë. Do të kërkoj 100 për qind nga ta dhe besoj se do të japin maksimumin, si gjithmonë”.