SPORT, 19 Mars 2026, 19:02

Rikuperimi i Manajt, trajneri i Sivaspor flet për kthimin e sulmuesit: Ndoshta do të jetë një forcë më shumë në play-off

Rikuperimi i Manajt, trajneri i Sivaspor flet për kthimin e sulmuesit:

Dëmtimi i Rei Manajt ka ardhur në momentin më delikat, ku prania e sulmuesit të Kombëtares shqiptare në fushën e lojës do të kishte qenë e rëndësishme për kuqezinjtë, por edhe për klubin e Sivaspor i cili po lufton për të qenë pjesë e play-off për ngjitjen në Superligë.

Manaj u raportua se do të qëndronte jashtë fushave të lojës për 2-3 muaj, me mundësinë reale që të kishte mbyllur sezonin pas këputjes muskulore në kofshë. Por sipas trajnerit të Sivaspor, Ismet Tashdemir, ekziston një mundësi që sulmuesi të kthehet më shpejt në fushë.

“Trajtimi i rij për rikuperimin ka filluar. Ndoshta Rei mund të jetë gati për dy ndeshjet e fundit në sezonin e rregullt. Shpresojmë, nëse jemi ende në garë asokohe dhe pastaj të arrijmë zonën e play-off, që ndoshta ai të jetë një forcë më shumë për ne në play-off”, tha trajneri i Sivaspor.