TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Anzh-Joan Boni, sulmuesi i Interit, ka dhënë një intervistë për “L’Equipe”, ku është ndalur në pjesë të veçanta të saj dhe ka zbuluar se momenti më i vështirë për të, kishte qenë kur dështoi transferimi te Juventusi.
“Mbrëmja që do të doja të rijetoja, në mënyrë paradoksale, është edhe më e trishta. Isha 17-vjecar dhe po përgatitesha të largohesha nga Shatëru, për të shkuar te Juventusi. Gjatë vizitave mjekësore, mjekët zbuluan një problem, sipas tyre nuk ishin gjërat në rregull. Si përfundim, më thanë që të luaja futboll do të kishte qenë e komplikuar. Kalon nga transferimi te Juventusi, duke e parë veten me asgjë. Është një goditje e rëndë për një djalosh të mbushur me ëndrra.
Pasi u ktheva në shtëpi, shkova direkt në parking. Miqtë e mi ishin keq po aq sa unë, sikur t’u kishte ndodhur atyre. Aty kuptova se te kush mund të mbështetesha. Nuk do ta harroj kurrë. Ja pse miqtë janë të rëndësishëm… edhe parkingu. Kur firmosa për Interin, është atje që ua tregova të gjithëve”, zbuloi Boni gjatë intervistës së tij.