SPORT, 19 Mars 2026, 15:36

Vlerëson performancën e Barcelonës, Flik: Ashtu si u luajt, ishte një ndeshje e çmendur

Vlerëson performancën e Barcelonës, Flik: Ashtu si u luajt, ishte

Hansi Flik ofroi mendimet e tij për ndeshjen kundër Njukasëll, e luajtur në “Spotify Camp Nou”. Trajneri gjerman pranoi se ata nuk ishin në formën e tyre më të mirë në pjesën e parë, por vlerësoi performancën e ekipit në të dytën.

VLERËSIMI I LOJËS “Ishte një ndeshje e çmendur. Mendoj se nuk ishim të mprehtë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, ishim më të mirë, kishim posedimin dhe kontrollonim topin. Goli ynë i tretë na dha mundësinë të riktheheshim në lojë”

NDRYSHIMI NË PJESËN E DYTË “U thashë djemve se e humbëm posedimin shumë herë në pjesën e parë. Folëm për kontrollin më të mirë të topit dhe për të luajtur më mirë në bllok të ulët. Pjesa e parë ishte e vështirë, shumë e vështirë. Jam i lumtur për golin e tretë. U thashë atyre se duhej të luanim më lart në fushë, jo ta humbisnim topin. Nuk ishte e lehtë të mbroheshim. Në pjesën e parë, folëm për kontrollin më të mirë të lojës dhe për të luajtur në bllok të ulët”.

PËR NDESHJET E TJERA “Duhet ta analizojmë ndeshjen. Duhet të përmirësohemi, duam të mësojmë. Mbrojtja, linja mbrojtëse, bëri një punë të shkëlqyer. Nuk ishte e lehtë të bëheshin ndryshime. Ata bënë një punë fantastike. Do të kemi lojtarë përsëri pas pushimit. Duhet të përmirësohemi në mbrojtje”.

PREFERUARIT E LIGËS SË KAMPIONËVE “Raundi tjetër do të jetë i vështirë, kushto që të dalë do të jetë një ndeshje fantastike. Duhet ti marrim ndeshjet një nga një.”

VETËBESIMI NË SKUADËR “Ajo që më pëlqeu më shumë ishte se u thashë si të luanin në pushim dhe ata e bënë. Ishte mirë ta shihje. Fituam vetëbesim. Ekipi është i ri. Më pëlqen t’i shoh se si përmirësohen çdo ditë pas çdo ndeshjeje”.