SPORT, 21 Mars 2026, 16:59

“Xhevahiri” i Interit lë Italinë për Shqipërinë, publikohet lista e kuqezinjve për ekipin U-17

“Xhevahiri” i Interit lë Italinë për

Shqipëria U-17 ka publikuar listën për ndeshjet miqësore me Letoninë, që janë rezervuar më 26 dhe 28 mars.

Bie në sy prania Delis Gjecit, lojtarit te moshat e Interit që ka lënë Italinë U-17.

Edhe Kombëtarja U-17 do të zbresë në fushë gjatë këtij muaji, ku do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Letonisë, më 26 dhe 28 mars. Dy përballje të rëndësishme për kuqezinjtë, që shërbejnë si teste përgatitore në prag të kualifikueseve të ardhshme të kësaj grupmoshe.

Trajneri Armand Dama, i emëruar pak muaj më parë në krye të ekipit U-17, ka përzgjedhur 22 lojtarë për këto sfida. Skuadra do të nisë përgatitjet të hënën në Durrës, ku do të ndjekë një program intensiv stërvitor.

Ndeshja e parë ndaj Letonisë do të luhet më 26 mars, në stadiumin e Vorës, në orën 11:30. Takimi i dytë është programuar për datën 28 mars, në orën 10:00, po në të njëjtin stadium. Hyrja për tifozët do të jetë falas, ndërsa të dyja sfidat do të transmetohen drejtpërdrejt në FSHF TV. /Panorama Sport/