SPORT, 20 Mars 2026, 15:08

Gatuzo rikthen Kiezën në kombëtare, një risi në listën e Italisë për playoff-in e Botërorit 2026

Gatuzo rikthen Kiezën në kombëtare, një risi në

Trajneri i Italisë, Genaro Gatuzo ka publikuar listën e kombëtares me 28 lojtarë për ndeshjen kundër Irlandës së Veriut. Në rast se fitojnë, do ta kalojnë në finale më datën 31 ku do të përballen ose me Uellsin ose Bosnjën për një biletë në Botërorin 2026.

Në listë vihet re, rikthimi i Federiko Kiezës ndërsa Marko Palestra është afrimi i ri. Skalvini dhe Pisilli janë rikthyer, pasi kanë munguar që nga marsi dhe nëntori i vitit 2024.

Prania e Sandro Tonalit është konfirmuar pas lëndimit që pësoi në ndeshjen e Ligës së Kampioneve të Njukastëllit kundër Barcelonës.