TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fisnik Asllani është opsion real për Barcelona, që nga momenti kur e tregoi se ëndrra e tij është të luajë për katalanasit. Sulmuesi shqiptar ka bërë mjaft mirë duke shënuar gola me Hofenheimin dhe Kosovën.
Vetë agjenti i tij, ka konfirmuar se vazhdon interesimi i Barcelonës.
“Interesimi i Barcelonës për lojtarin është akoma, dhe ka pasur kontakte nga klubi katalanas”, është shprehur Ajman Dahmani për “Erem News”.
Hofenheimi ndërkohë nuk do heqë dorë lehtë nga shërbimet e Asllanit. Klubi i Bundesligës pret rreth 30 milionë euro, që të përfitohen me një pagesë të vetme.
Qendërsulmuesi ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2029. Me Hofenheimin po luan për një vend në Champions. /Panorama Sport/