SPORT, 3 Shtator 2023, 17:02

Max Verstappen fiton Çmimin e Madh të Monza-s, hyn në histori me 10 fitore radhazi

Max Verstappen fiton Çmimin e Madh të Monza-s, hyn në histori

Max Verstappen fiton Çmimin e Madh të Monza-s dhe bëhet piloti i parë që merr 10 fitore radhazi në histori. Holandezi i Red Bull nuk fal as këtë herë, duke lënë mbrapa të gjithë kundërshtarët. Verstappen zhvilloi një garë fantastike, për të arritur kështu te një tjetër sukses, me mjaft peshë të madhe.

Në vendin e dytë dhe të 3-të u renditen Perez dhe Sainz, që pavarësisht përpjekjeve, nuk triumfuan dot. Pozicioni i katërt dhe i pestë i takoi Leclerc dhe Rusell.