TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kapiteni i Kroacisë, Luka Modriç, po zhvillon Botërorin e tij të fundit dhe tashmë 37-vjeçari pret kundërshtarin për sfidën e vendit të tretë dhe të katërt.
Gjithsesi duket se nuk e ka përtypur mirë penalltinë e dhënë nga Daniele Orsato për Julian Alvarez, e cila solli golin e parë të Argjentinës me anë të Lionel Mesit.
‘Ne ishim mirë, po kontrollonim ndeshjen dhe ajo goditje këndi që arbitri nuk e akordoi për ne dhe penalltia, e cila për mua nuk ishte aspak, ndryshuan lojën. Lojtari i Argjentinës i goditi topit dhe më pas u përplas me portierin tonë. S’më besohet që akordoi penallti për atë. Por ne nuk mund ta ndryshojmë, duhet të mbledhim forcat dhe të jemi gati për ndeshjen tjetër”, u shpreh Modriç.