SPORT, 30 Mars 2022, 20:43

Shorti i Botërorit, Kilian Mbape “lë me gisht në gojë” sheikët e Katarit

Shorti i Botërorit, Kilian Mbape “lë me gisht në
Kilian Mbape

Në datën 1 prill do të hidhet shorti i Botërorit 2022 që do të zhvillohet në Katar. Kurioziteti është shumë  i madh për të parë se çfarë fati kanë rezervuar goglat për shtetet pjesëmarrëse.

Kilian Mbape ishte përzgjedhur si Ambasador  për këtë shorte, si një ndër lojtarët e Francës që u shpall kampionë në edicionin e vitit 2018 që u zhvillua në Rusi. Megjithatë 23 vjeçari ka habitur me vendimin e tij duke refuzuar këtë ftesë. Arsyeja është sepse sulmuesi e konsideron të pavend që ai të jetë aty pasi nuk është kapiten i skuadrës dhe si rrjedhojë ky nder i takon portierit Hugo Loris.