SPORT, 30 Mars 2022, 20:19

I shkoi te apartamenti kur ajo sa ishte larë/ Uanda Nara ja punoi Ikardit pas shpine? Ish-badigardi i saj shuan dyshimet me deklaratën e fundit

I shkoi te apartamenti kur ajo sa ishte larë/ Uanda Nara ja punoi Ikardit

Nëpër mediat e ndryshme ishte përfolur për një lidhje të fshehtë pas shpinës së Ikardit mes Uanda Narës dhe badigardit të saj. Kjo bëri që sulmuesi argjentinas ta pushonte nga puna.

Por aludimet u shtuan kur nëpër media u përfol që Uanda dhe badigardi i saj kishin kaluar momente romantike tek apartamenti i saj pas një feste në Argjentinë.

Për të shuar dyshimet ka menduar vetë badigardi. Emri i të cilit është Agustin Longeira.

“Pikë së pari Ikardi nuk më pushoi nga puna.. Kontrata mbaroi kur ata erdhën për pushime në Argjentinë. Kur festa mbaroi unë e çova Uandën në shtëpinë e saj dhe u largova. Ajo dhe unë ishim vetëm për pak minuta. Kishte një bisedë mes nesh, por asgjë më shumë.”