TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Skuadra e Superligës së Turqisë, Fenerbahçe ka shkarkuar trajnerin Jose Mourinho. Lajmin e ka bërë të ditur klubi turk përmes rrjeteve sociale dhe ky shkarkim vjen pas humbjes ndaj Benfikës në UEFA Champions League.
E ardhmja e trajnerit portugez tashmë mund të jetë Premier League. Pasi është raportuar se Notingem Forest është në kërkim të një trajneri të ri, pasi Nuno Espirito Santo është vënë në diskutim nga presidenti grek.
Megjithëse është përmendur edhe si pasardhës i mundshëm i Junaitid, në rast se Amorim dështon sërish edhe në ndeshjen me Bërnlin. Edhe pse kishte shumë objektiva suksesi, Mourinho nuk e arriti asnjë me Fenerbahçen. Gjithsesi nga ky shkarkim i tij, ai do të marrë një dëmshpërblim prej 13 milionë eurosh nga klubi turk. Për një total prej 108 milionë eurosh, që i kanë ardhur vetëm nga… shkarkimet.